ID e Shpalljes : 78822
Me qira - Banesa
Banesa ndodhet në Pejton në Prime Group me orientim nga lindja. Me sipërfaqe prej 92m², banesa përfshin qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, dy dhoma të gjumit, një depo, një banjo dhe një ballkon. Është e projektuar dhe e mobiluar tërësisht me një shije të veçantë, e kombinuar mes detajeve të drurit dhe ngjyrave të ngrohëta. Përparësi e banesës është ngrohja e lidhur me sistemin qëndror të qytetit Termokos, pagesa e së cilës është e përfshirë në çmim si dhe lokacioni i favorshëm. Gjithashtu banesa ka në posedim dhe një garazhë.