ID e Shpalljes : 86632
Me qira 7,000€ - Objekte Afariste
Objekti me sipërfaqe 750m² ndodhet në Lagjen e Muhaxherëve, afër Sllovenia Sport, me orientim nga lindja dhe perëndimi. Është i ndarë në katin përdhesë dhe katër kate të tjera. Objekti është i ndarë dhe i renditur në këtë mënyrë: kati përdhesë ka një lokal, qëndrimin ditor, një dhomë dhe një banjo, kati i parë ka katër dhoma (dy prej tyre me banjo) dhe tri banjo të tjera, kati i dytë dhe i tretë kanë nga katër dhoma të gjumit (dy prej tyre me banjo), ndërsa kati i katërt ka tri dhoma, një banjo dhe një terasë. Objekti është i përshtatshëm për shfrytëzim si restorant, hotel, zyre dhe veprimtari të natyrës së tillë. Ka lokacion shumë të përshtatshëm, sidomos për zhvillime të veprimtarive biznesore.