në listen e të preferuarave.
Bregu i Diellit Prishtinë
Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 82m², me lokacion në Bregun e Diellit, tek Banesat e Kuqe, afër Qendrës së Mjekësisë.
Banesa ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, banjo, tualet dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me termokos dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Banesa ndodhet në njërën prej lagjeve më të volitshme për banim ku të përfshira në të ka qendrën e mjekësisë familjare, qendrën tregtare, shkollën fillore e shumë shërbime të tjera të nevojshme.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!