në listen e të preferuarave.
Arberi - Dragodan Prishtinë
Ofrohet për shitje banesa penthouse me sipërfaqe banimi 175m² dhe terasë me sipërfaqe 52m² me lokacion në Dragodan, në kompleksin Tregtia, ndërtim nga Tregtia.
Ka orientim të mirë nga lindja dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor me kuzhinë, kuzhinë verore, katër dhoma të gjumit me dy prej tyre master bedrooms, tri banjo, një tualet, depo, dy ballkone dhe terasë me sipërfaqe 52m².
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike dhe termokos dhe secila hapësirë është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka garazh si dhe hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Prishtinës, e vendosur në një pozitë të favorshme me pamje panoramike të qytetit lagjja njihet edhe për ndërtimet, shtëpitë e bukura dhe gjelbërimin që ofrojnë një jetesë të qetë por gjithashtu është shumë afër qendrës së qytetit dhe të gjitha shërbimeve kryesore.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!