në listen e të preferuarave.
Taslixhe Prishtinë
Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe 350m² me lokacion në Taslixhe III, në rrugën "Abdyl Ramaj".
Shtëpia ka orientim nga jugu dhe veriu, ka pamje të hapur nga të gjitha anët dhe është e strukturuar në suteren, përdhes dhe kat me këtë organizim të brendshëm: dy hapësira për qëndrim ditor, dy kuzhina, tri dhoma gjumi, tri banjo, tualet, një depo dhe dy terasa.
Sistemi i ngrohjes mundësohet me energji elektrike, pelet gjithashtu është e pajisur me kondicioner. Shtëpia posedon garazh si dhe hapësirë për vendparkim të jashtëm.
Gjendet në një ndër lagjet më të favorshme për jetesë, një zonë e ndërtuar vetëm me banim individual prandaj edhe qetësia dhe komforti në këtë pjesë janë maksimale duke e bërë këtë pronë një shtëpi të mrekullueshme për banim.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!