në listen e të preferuarave.
Rruga C Prishtinë
Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 57m², me lokacion te Rruga C, në rrugën "Shaqir Ingrishta", ndërtim nga NT Construction, kompleksi Mbretëresha Teutë.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike të instaluar nën dysheme.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, garazh me çmim ekstra dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Banesa ndodhet në një zonë mjaft të zhvilluar, me qasje të afërt në rrugën kryesore si dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!