në listen e të preferuarave.
Prishtina e Re Prishtinë
Ofrohen me qira dy banesa të metrazhës së njejtë, secila me sipërfaqe 94m², me lokacion te Prishtina e Re, në rrugën “Holger Petersen”, në kompleksin Dora, ndërtim nga Condor Sh.p.k..
Banesa ka orientim nga lindja dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit, dy banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe termokos ndërsa është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhen banesat është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe ofron garazh.
Prishtina e Re është një zonë e cila është duke u ndërtuar me potencial të jetë një ndër zonat e zhvilluara të qytetit me infrastrukturë të përfunduar, duke e bërë këtë lokacion shumë të përshtatshëm për banim dhe inevstime, zonë me ndërtime të reja kualitative në afërsi me të gjtiha shërbimet e nevojshme.
*Çmimi i shafqur përcaktohet vetëm për njërën banesë dhe banesat do të mobilohen në afat prej dy muajsh.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!