në listen e të preferuarave.
Aktash Prishtinë
Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 81.5m² me lokacion në Aktash, në rrugën "Gazmend Zajmi" në kompleksin 4A Pika, ndërtim nga Pika Construction, afër Kolegjit "Iliria".
Banesa ka orientim nga lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrimin ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit, një banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe termokos.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me dy ashensorë, ofron garazh dhe hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Banesa ndodhet shumë afër qendrës së qytetit, me qasje të afërt nga rrugët kryesore dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme e që e bënë këtë hapësirë shumë të përshtatshme për banim.
*Kompleksi është në ndërtim e sipër. Ndërtimet e kompleksit pritet të përfundojnë brenda 6 muajve.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!