në listen e të preferuarave.
Mati 1 Prishtinë
Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 78.8m², me lokacion te Mati 1, në rrugën "Shaqir Ingrishta", ndërtim nga Fitorja, në kompleksin Fitorja, afër Furrës "Epoka 2".
Banesa ka orientim nga lindja, perëndimi dhe veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit, banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike, është e pajisur me kondicioner dhe pritet lidhja me termokos.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lagjja Mati 1 është njëra prej lagjeve më të zhvilluara së fundmi me ndërtime të reja afariste dhe banesore, lagje me të gjitha shërbimet e nevojshme duke i përfshirë këtu shkollat, çerdhet, marketet si dhe rrugët kryesore që e lidhin me qendrën e qytetit.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!