në listen e të preferuarave.
Lagjja e Spitalit Prishtinë
Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe banimi 260m² dhe terasë me sipërfaqe 320m², me lokacion në Lagjen e Spitalit, në Rrugën “Malush Kosova”, ndërtim nga Berisha Group.
Banesa ka orientim nga lindja dhe veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, pesë dhoma të gjumit, dy banjo, tualet dhe terasën.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe termokos.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe ofron garazh.
Lagjja e Spitalit është zonë më e qetë por e shumë kërkuar që në të përfshinë Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe institucionet kryesore shëndetësore, është zonë mjaft e mirëorganizuar, në afërsi ka shkolla, markete, rrugë lidhëse kryesore si dhe stacione të trafikut urban.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!