në listen e të preferuarave.
Lagjja e Muhaxherëve Prishtinë
Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 62m², me lokacion në Lagjen e Muhaxherëve, afër Xhambazëve, në kompleksin Residenca e Mbretëreshës, ndërtim nga Rukoll.
Banesa ka orientim nga jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, një banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike, pritet të bëhet lidhja me termokos dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me dy ashensorë.
Banesa ndodhet në njërën prej lagjeve më të kërkuara, me hapësira gjelbëruese, në afërsi me qendrën e mjekësisë familjare, me qasje të afërt nga rrugët kryesore dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!