në listen e të preferuarave.
Lagjja e Spitalit Prishtinë
Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 89.5m², me lokacion në Lagje të Spitalit, në rrugën “Astrit Rrushi” me qasje nga Rruga "Muharrem Fejza", në kompleksin Vëllezërit Asllani, ndërtim nga Vëllezërit Asllani.
Banesa ka orientim nga jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me termokos ndërsa është e pajisur edhe me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lagjja e Spitalit është njëra prej lagjeve më të zhvilluara së fundmi me ndërtime të reja afariste dhe banesore, lagje me të gjitha shërbimet e nevojshme duke i përfshirë këtu shkollat, çerdhet, marketet si dhe rrugët kryesore që e lidhin me qendrën e qytetit.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!