në listen e të preferuarave.
Mati 1 Prishtinë
Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe banimi 106m² dhe terasë me sipërfaqe 25m², me lokacion te Mati 1, në rrugën “Shaqir Igrishta”, tek Banesat e Standartit.
Banesa ka orientim nga lindja dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, një banjo, tualet, depo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike ndërsa është e pajisur edhe me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron dy garazha.
Banesa është shumë e mirëmbajtur dhe e mobiluar me mobilje kualitative.
Lagjja Mati 1 është njëra prej lagjeve më të zhvilluara së fundmi me ndërtime të reja afariste dhe banesore, lagje me të gjitha shërbimet e nevojshme duke i përfshirë këtu shkollat, çerdhet, marketet si dhe rrugët kryesore që e lidhin me qendrën e qytetit.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!