në listen e të preferuarave.
Çagllavicë Prishtinë
Ofrohet për shitje objekti me sipërfaqe totale prej 2800m² me lokacion në Çagllavicë, përballë mobilerisë ‘BINNI’.
Objekti ndodhet në një lokacion shumë të favorshëm, me qasje të drejtpërdrejtë dhe të shpejtë nga Magjistralja Prishtinë - Ferizaj, një ndër rrugët më të frekuentuara dhe të rëndësishme për qarkullim dhe zhvillim afarist.
Objekti është i strukturuar në kat bodrum, përdhes dhe dy etazha të tjera, ku bodrumi përfshin një sipërfaqe prej 800m² dhe ofron një hapësirë të gjerë që mund të shfrytëzohet për garazh ose për destinime të tjera funksionale sipas nevojës. Gjendet në truall me sipërfaqe 20 Ari, në një hapësirë shumë të volitshme për shfrytëzim.
Momentalisht objekti është në fazën e ndërtimit të vrazhdë, por projektimi i brendshëm dhe struktura e tij ofrojnë fleksibilitet të madh për t’u përshtatur sipas nevojave të ndryshme afariste. Falë hapësirës së bollshme dhe organizimit praktik, ky objekt është veçanërisht i përshtatshëm për t’u transformuar në spital, hotel apo ndonjë lloj tjetër të biznesit që kërkon ambiente të mëdha dhe funksionale.
Prona gjendet në një zonë jashtëzakonisht strategjike, midis dy prej qendrave tregtare më të mëdha në Kosovë, dhe në afërsi me shumë biznese, shërbime e destinacione që rrisin dukshëm qarkullimin e njerëzve në këtë pjesë. Ky pozicion unik e bën pronën një mundësi të shkëlqyer për investim dhe zhvillim afatgjatë.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!