në listen e të preferuarave.
Mati 1 Prishtinë
Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 104m², me lokacion te Mati 1, në rrugën "Muharrem Fejza", ndërtim nga Pozhegu, në kompleksin Garden Buildings.
Banesa ka orientim nga jugu dhe veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, tri dhoma gjumi, dy banjo, një ballkon dhe depo.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ofron vendparkim dhe garazh me çmim shtesë.
Lagjja Mati 1 është njëra prej lagjeve më të zhvilluara së fundmi me ndërtime të reja afariste dhe banesore, lagje me të gjitha shërbimet e nevojshme duke i përfshirë këtu shkollat, çerdhet, marketet si dhe rrugët kryesore që e lidhin me qendrën e qytetit.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!