në listen e të preferuarave.
Prishtina e Re Prishtinë
Ofrohet për shitje banesa penthouse me sipërfaqe 184m² + 79m² me lokacion te Prishtina e Re, në kompleksin Melia.
Banesa ka orientim të mirë nga tri anë duke ofruar ndriçim të bollshëm natyral për të gjitha hapësirat e brendshme. Po ashtu, banesa është e organizuar në këtë mënyrë: qëndrim ditor, kuzhinë, banjo, tualet, katër dhoma të gjumit dhe terasë me sipërfaqe 79m².
Sistemi i ngrohjes mundësohet me energji elektrike, të instaluar nën dysheme.
Po ashtu ekziston mundësia e posedimit të garazhës me çmim shtesë prej 10000€.
Ndërtesa gjendet në një nga lagjet më të përshtatshme për banim, duke qenë se kjo zonë ka qasje të shpejtë me qendrën e qytetit, është në afërsi me spitale të ndryshme private, e po ashtu afër ka qendrën tregtare Albi Mall. Lagjja është ende duke u ndërtuar mirëpo planifikohet të ketë një organizim tejet të mirë dhe të përshtatshëm për zhvillimin e jetës.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!