në listen e të preferuarave.
Lagjja e Muhaxherëve Prishtinë
Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 73.5m² me lokacion në Lagjen e Muhaxherëve, në kompleksin Kulla e Zotnisë.
Banesa ka orientim nga veri-perëndimi, me këtë organizim të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit, banjo, tualet dhe dy ballkone. Banesa është tërësisht e mobiluar me mobilie cilësore të stilit modern, që e bëjnë ambientin e brendshëm shumë të këndshëm për të jetuar.
Sistemi i ngrohjes në këtë banesë është i instaluar nën dysheme dhe mundësohet me energji elektrike.
Ndërtesa posedon ashensor si dhe hapësirë për vendparkim të jashtëm.
Prona gjendet në një lagje të qetë dhe jashtzakonisht të përshtatshme për jetesë duke qenë se qasja është e lehtë me qendrën e qytetit mirëpo kjo zonë është e qetë dhe komode. Në afërsi ka shkollën fillore, parkun e qytetit, qendrën e mjekësisë familjare, stacionin policor dhe shumë shërbime të tjera esenciale.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!