në listen e të preferuarave.
Matiçan Prishtinë
Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe 503m², me lokacion në me lokacion në Lagjen "City Home", Matiçan, ndërtim nga Vëllezërit Asllani.
Shtëpia ka orientim të mirë nga të gjitha anët, ofron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe ndahet në bodrum, përdhes dhe dy kate ka këtë renditje të hapësirave të brendshme;
bodrumi: ka sipërfaqe 103m², ka një dhomë teknike dhe një hapësirë që mund të shfrytëzohet sipas nevojes,
përdhesa: ka sipërfaqe 150m², një qëndrim ditor me galeri me gjatësi deri në 5.5m, një dhomë gjumi, një tualet, garazhë,
kati i parë: ka sipërfaqe 184m², tri dhoma gjumit secila me banjo, njëra nga to master me garderobier, një dhomë lavanderie, dy terasa,
kati dytë: ka sipërfaqe 66m², dy dhoma gjumi, njëra me banjo, dy terasa të mëdha.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike dhe është e pajisur me kondicioner.
Shtëpia posedon fshesë të instaluar, roleta kualitative, sistem sigurie me alarm dhe kamera, ofron garazh dhe hapësirë për vendparkim të jashtëm.
Gjendet në një lagje të qetë me qasje në linja të trafikut urban, që e bën lokacionin të përshtatshëm për banim.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!