në listen e të preferuarave.
Lagjja e Terzinjëve Prishtinë
Ofrohet për shitje penthouse me sipërfaqe totale prej 230.5m², me lokacion në Prizren, në Rrugën 'Adnan Krasniqi' në qendër të qytetit të Prizrenit.
Ky penthouse përfshin një sipërfaqe të brendshme prej 171.5m² dhe terasë me sipërfaqe 59m², duke ofruar një ambient të gjerë dhe funksional për jetesë. Organizimi i hapësirave është i menduar në mënyrë praktike dhe përfshin: qëndrimin ditor, kuzhinën me tryezari, dy dhoma të gjumit, një master bedroom me banjo personale, një banjo të përbashkët dhe një terasë të bollshme që ofron hapësirë për relaks apo aktivitete sociale në ajër të pastër.
Orientimi nga lindja, jugu dhe perëndimi i mundëson çdo hapësire ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, duke krijuar një ambient të ngrohtë dhe të ndritshëm për banorët.
Objekti është ndërtim i ri dhe karakterizohet nga cilësi e lartë ndërtimi. Çdo detaj është përzgjedhur me kujdes për të ofruar një standard të lartë jetese, përfshirë izolim termik dhe akustik të avancuar, dritare dhe dyer me efikasitet energjetik, materiale të qëndrueshme dhe të lehta për mirëmbajtje, që i shtojnë vlerë dhe komoditet jetesës.
Pozita e objektit është strategjike, duke ofruar qasje të lehtë në të gjitha shërbimet e nevojshme për një jetë të qetë dhe të rehatshme.
Në tërësi, ky penthouse përfaqëson një pronë me potencial të lartë investimi dhe është zgjedhje ideale për këdo që kërkon një jetesë luksoze, komode dhe të standardeve të larta në qytetin e Prizrenit.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!