në listen e të preferuarave.
Veternik Prishtinë
Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe banimi 240m² me lokacion në Veternik, në Rrugën "Shaip Pacolli".
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët, është e strukturuar në përdhes dhe një kat me këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, katër dhoma gjumi me njërën prej tyre master me garderober dhe banjo, dy banjo, depo dhe ballkon.
Shtëpia sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike të instaluar nën dysheme.
Shtëpia ka truall me sipërfaqe 3.5 Ari, oborr të mirëmbajtur ku dhe ofron hapësirë për vendparkim të mjaftueshëm dhe garazh.
Lagjja Veternik është e vendosur në hyrje të Prishtinës, një zonë dinamike dhe e zhvilluar me hapësira rezidenciale dhe komerciale, e njohur për afërsinë me qendrat tregtare si Albi Mall dhe rrugët kryesore ofron një mënyrë jetese komode dhe praktike për familjet dhe individët që kërkojnë një ambient urban të organizuar dhe të qasshëm.
*Shtëpia pritet të përfundojë gjatë vitit 2025 dhe blerësi mund të bëjë përzgjedhjen e dyerve, dyshemesë dhe të tjera.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!