në listen e të preferuarave.
Kalabri - Emshir Prishtinë
Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 95.96m², me lokacion në Emshir, në rrugën "Dervish Hima", ndërtim nga BG Construction.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, dy dhoma gjumi, një banjo, tualet, depo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike të instaluar nën dysheme.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ofron garazh dhe hapësirë për vendparkim.
Lagjja Emshir gjendet në hyrje të Prishtinës, zonë e kombinuar me ndërtime të larta afaristo-banesore dhe ndërtime të ulëta që në të përfshinë të gjitha shërbimet e nevojshme për jetesë, shkollat, çerdhet, marketet, stacionet e trafikut urban si dhe Stacionin e Autobusëve.
*Kompleksi pritet të përfundojë ndërtimet në Mars 2026.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!