në listen e të preferuarave.
Çagllavicë Prishtinë
Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe 452m² në Çagllavicë, në lagjen Premiera Residence.
Shtëpia ka orientim të favorshëm nga tri anë dhe është e strukturuar në bodrum, përdhes dhe kat. Përbëhet nga: qëndrim ditor, kuzhinë, pesë dhoma gjumi (njëra master bedroom), dy banjo, një tualet, një depo dhe dy ballkone.
Kati bodrum ofron një hapësirë të madhe dhe tërësisht të shfrytëzueshme sipas nevojave dhe preferencave të pronarit.
Aktualisht janë duke u përfunduar detajet e fundit të ndërtimit, duke i shtuar vlerë dhe elegancë pronës. Shtëpia ka investim të lartë në pjesën e ndriçimit dhe të punimeve me knauf, që arrijnë vlerën 30,000€ si dhe punimet e pllakava, parketit dhe sanitarisë.
Prona është e shtrirë në truall me sipërfaqe 4.5 Ari. Posedon garazh si dhe hapësirë për vendparkim të jashtëm.
Gjendet në një lagje private me siguri dhe komoditet maksimal të jetesës. Me shumë përparësi, kjo shtëpi është prona ideale për të zhvilluar jetesë cilësore me familjen tuaj.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!