në listen e të preferuarave.
Prishtinë
Ofrohen për shitje villat të metrazhës së ndryshme, me lokacion në Kamenicë në lagjen “Malësia”, lagje kjo e mbyllur me sigurim dhe mirembajtje 24/7.
Villat kanë një infrastrukturë moderne të kompletuar dhe standarde europiane të cilat janë të renditura në kodrën e Kamenicës ku mund të keni një pamje të mahnitshme të vendit të Kamenicës dhe Grizmës.
Ajri i pastër, pamja relaksuese ku mbizotëron gjelbërimi, rrezet e shëndetshme të diellit dhe qetësia e vendit bëjnë që këto villa të jenë ideale për një jetese të rehatshme.
Janë 40 villa të cilat janë projektuar në mënyrë të përsosur me pamje panoramike të malit të cilat garantojnë standarde të larta nga mirëmbajtja deri te siguria e familjes dhe villës tuaj.
*Villat ofrohen me metrazha të ndryshme duke filluar nga 307m² deri në 430m².
*Çmimet varijonë nga 168,000€ deri në 190,000€.
*Projekti pritet të përfundojë deri në vitin 2023.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!