në listen e të preferuarave.
Qendër Prishtinë
Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 70m² me lokacion në Qendër në Sheshin “Zahir Pajaziti”.
Banesa ka orientim nga lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit, banjo me xhakuzi dhe dy ballkona.
Banesa është tërësisht e mobiluar me një stil modern të interierit, ndriçim ambiental e mobilije kualitative, që e bëjnë këtë banesë shumë komode për jetesë.
Sistemin e ngrohjes e ka me termokos dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Banesa ndodhet në qendër të qytetit me qasje të afërt në rrugët kryesore, shërbimet bankare, shkollat, çerdhet, shtëpitë e shëndetit dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!