në listen e të preferuarave.
Royal Green Residence Prishtinë
Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe 585.9m² me lokacion në lagjen Royal Green Residence.
Ka orientim ideal nga të gjitha anët, e ndarë në dy etazha, shtëpia, ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: në katin përdhesë ka qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, një dhomë pune, një banjo, para-banjo, tualet, erëmbrojtës, depo, loxhë, terasë si dhe qasje në garazh nga kati përdhesë. Ndërsa, në katin e parë ka tri dhoma të gjumit( njëra master bedroom me garderobë dhe banjo të veçantë), banjo, utilit dhe ballkon, po ashtu në katin nënkulm ka një hapësirë e cila mund të shfrytëzohet si dhomë pune ose dhomë gjumi. Në bodrum ka ngrohjen qendrore, utilit si dhe hapësirë për SPA.
Gjendet në një lagje që ofron siguri me anë të kamerave 24h, ka infrastrukturë moderne, hapësira rekreuese, kopshte për fëmijë, qendra të mjekësisë familjare dhe të gjitha shërbimet në një vend, duke ju mundësuar banorëve një jetesë komode dhe tejet të rehatshme.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!