në listen e të preferuarave.
Mati 1 Prishtinë
Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 110m² me lokacion te Mati 1, rruga "Ndue Përleshi", ndërtim nga Miri Construction.
Banesa ka orientim nga lindja dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, një banjo, një tualet, një depo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa posedon ashensorë ndërsa banesa ofron edhe vendparkim.
Banesa ndodhet në njërën prej zonave në ndërtim dhe zhvillim e sipër, shumë e volitshme për banim, me qasje të afërt në rrugët kryesore dhe me të gjitha kushtet dhe shërbimet e nevojshme për një jetesë sa më të volitshme.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!