në listen e të preferuarave.
Bërnicë e Epërme Prishtinë
Ofrohen për shitje dy shtëpi secila me sipërfaqe 250m², me lokacion në Bërnicë të Epërme në Rrugën Skender Latifi.
Shtëpitë janë të strukturuara në përdhesë dhe kat, të dyja me të njëjtin planifikim të brendshëm, që përfshinë: në katin përdhesë qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit, banjo, depo dhe ballkon. Ndërsa në katin e parë, katër dhoma të gjumit, banjo dhe katër ballkone. Gjithashtu, kanë pjesën e nënkulmit me hapësirë të shfrytëzueshme në sipërfaqe 40m².
Shtëpitë kanë hapësirë të mjaftueshme për akomodim, dhe të dyja gjenden në një truall me sipërfaqe prej 10 Ari ku kanë edhe oborr të përbashkët.
Shtëpitë gjenden në një lagje të qetë në periferi të qytetit, kjo është një zonë shumë e përshtatshme për banim pasi në afërsi ka shkollën fillore, qendrën e mjekësisë familjare, stacionin policor, linja të trafikut urban, e shumë shërbime të tjera esenciale.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!