në listen e të preferuarave.
Bregu i Diellit Prishtinë
Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 85m² me lokacion në Bregun e Diellit, në rrugën “Besa”, te Banesat e Kuqe.
Banesa ka orientim nga lindja dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrimin ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit, një banjo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka me termokos.
Banesa ofron po ashtu edhe vendparkim.
Banesa është shumë e mirëmbajtur dhe e përshtatshme për banim.
Banesa ndodhet në njërën prej lagjeve më të kërkuara, me hapësira gjelbëruese, në afërsi me qendrën e mjekësisë familjare, me qasje të afërt nga rrugët kryesore dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme që mundësojnë një banim sa më të lehtë.
*Banesa lirohet nga data 1 Qershor 2025.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!