në listen e të preferuarave.
Pejton Prishtinë
Ofrohet me qira shtëpia për zyre me sipërfaqe 1000m² në Pejton, afër Ambasadës së Italisë.
Ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu që mundëson ndriçimin natyral gjatë gjithë ditës.
Zyra ofrohet në bodrum, përdhesë, tri kate dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme;
Në bodrum ka tri hapësira pune dhe një garazhë;
Në përdhesë ka tri hapësira pune, një tualet dhe server room;
Në katin e parë ka katër hapësira pune, një tualet dhe kuzhinë;
Në katin e dytë ka gjashtë hapësira pune dhe një banjo,
Në nënkulm ka tri hapësira pune.
Sistemin e ngrohjes e ka me naftë ndërsa posedon edhe gjenerator.
Shtëpia ka në shfrytëzim trual me sipërfaqe prej 4.5 Ari.
Shtëpia gjendet në afërsi me qendrën e qytetit, me qasje të afërt nga rrugët kryesore, afër bankave, afër institucioneve shtetërore, restauranteve, me qasje të shpejtë tek stacioni i autobusave, në afërsi të stacioneve të trafikut urban dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!