në listen e të preferuarave.
Prishtina e Re Prishtinë
Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe banimi 109.46m² dhe terasë me sipërfaqe 209.60m², me lokacion te Prishtina e Re, në rrugën “Holger Petersen”, në kompleksin Green Hill, ndërtim nga Nic & Albioni.
Banesa ka orientim nga lindja dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrimin ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, një banjo, një tualet, dy depo dhe terasë.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa posedon dy ashensorë dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Banesa gjendet shumë afër QKUK-së dhe qytetit, ndërsa ka afër shkollën dhe të gjitha shërbimet tjera të nevojshme.
Kompleksi ndodhet në një zonë e cila është duke u ndërtuar me potencial të jetë një ndër zonat e zhvilluara të qytetit me infrastrukturë të përfunduar, duke e bërë këtë lokacion shumë të përshtatshëm për banim.
*Kompleksi pritet të përfundojë punimet në muajin Qershor të vitit 2026.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!