në listen e të preferuarave.
Prishtina e Re Prishtinë
Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe banimi 111m² dhe terasë me sipërfaqe 25m², me lokacion te Prishtina e Re, në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, në kompleksin Capital Hill Residence.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, dy banjo, ballkon dhe terasë.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike të sistemit Vaillant.
Ndërtesa ku ndodhet banesa posedon ashensor, ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe ofron garazh me çmim shtesë.
Capital Hill – është rezidencë me apartamente në kodren e Prishtinës së Re me hapësira banimi kolektive me ambiente të përbashkëta, ku secili banor ka apartamentin e tij por ka dhe kopshte, zona sociale, parking, park lodrash, hapësira gjelbëruese, pamje panoramike te Prishtinës dhe madje edhe qendrën e fitnesit dhe lobin.
Banesa gjendet në një zonë e cila është duke u ndërtuar me potencial të jetë një ndër zonat e zhvilluara të qytetit me infrastrukturë të përfunduar, duke e bërë këtë lokacion shumë të përshtatshëm për banim.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!