në listen e të preferuarave.
Prishtina e Re Prishtinë
Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 89m², me lokacion te Prishtina e Re, në rrugën “Nekibe Kelmendi”, në kompleksin Delta, ndërtim nga Delta Invest, shumë afër Gjykatës.
Banesa ka orientim nga jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo, dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa posedon ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Banesa gjendet në një zonë e cila është duke u ndërtuar me potencial të jetë një ndër zonat e zhvilluara të qytetit me infrastrukturë të përfunduar, duke e bërë këtë lokacion shumë të përshtatshëm për banim.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!