në listen e të preferuarave.
Arberi - Dragodan Prishtinë
Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 124m², me lokacion në Dragodan, në kompleksin Ivy Residence, afër Minimax-it.
Banesa ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë dhe tryezari, dy dhoma gjumi me njërën prej tyre master bedroom me banjo dhe garderober të veçantë, dy banjo, një depo dhe një terasë.
Sistemine ngrohjes e ka me energji elektrike.
Banesa ka lokacion strategjik në pjesën më të bukur të qytetit, me hapësira të gjelbërta, ambient ideal për të gjithë banorët, ku çdo apartament është i pajisur me smart sistem për menaxhim të ndriçimit, sigurisë dhe ngrohjes/ftohjes nën dysheme si dhe kondicioner me ajër në çdo dhomë termopompë kolektive termike prej 230kw me efiçiencë superiore, xham i trefishtë, profil alumini nga prodhuesi Schüco.
Banesa ndodhet në njërën prej lagjeve më të kërkuara momentalisht për banim, me qasje të afërt nga rrugët kryesore, duke plotësuar kështu të gjitha kushtet dhe shërbimet e nevojshme.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!