#7990 - Villë 282.6m² për #SHITJE në Jale, Shqipëri.

Prishtinë

€964,000 në shitje

Përshkrimi

Në shitje

Ofrohet për shitje villa me sipërfaqe 282.6m² me lokacion në kompleksin Jal Y Mar.


Villa ka orientim nga jug-perëndimi dhe ka pamje të hapur nga deti. Është e strukturuar në përdhes dhe kat me këtë renditje të hapësirave të brendshme: në katin përdhes ka qëndrim ditor, kuzhinë, tualet, po ashtu ka qasje në kopsht ku gjendet edhe pishina me kuzhinën e jashtme. Në katin e parë ka dy dhoma të gjumit, dy banjo dhe një terasë. Sistemi i ngrohjes dhe ftohjes të hapësirave të brendshme mundësohet me energji elektrike. Po ashtu, villa ka vendparkim për dy vetura.


Kjo villë është pjesë e një projekti prestigjoz të ndërtuar nga kompania e madhe e arkitekturës ‘Oppenheim Architecture’ dhe do të jetë një nga destinacionet më luksoze të jugut të Shqipërisë! Kjo residencë synon të jetë tejet private dhe në të të ketë të përfshira të gjitha shërbimet tjera të nevojshme si, hotelieri, dyqane, bar, restorante etj. Me qëllim që të ju plotësojë banorëve dhe vizitorëve të gjitha kërkesat e tyre.


Pagesa për blerjen e kësaj ville mund të përfundohet në disa faza, ku 35% e shumës paguhet me nënshkrimin e kontratës, 25% e shumës paguhet në Mars të vitit 2025, 20% e shumës paguhet në Mars të vitit 2026, 15% do të paguhet në Mars të vitit 2027 dhe 5 % e shumës paguhet me daljen e çertifikatës së pronësisë.


Informata tjera

2 dhoma gjumi
1 teras
Me leje ndërtimi
2 banjo
Dokumentacioni me Noter
Me fletë poseduese

Karakteristikat

Orientimi: Jug, Perëndim

Lokacioni

, Prishtinë
Keni pyetje?

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!

Ne e dijmë se kur është fjala për zgjedhjen e një kompanie për patundshmëri, duhet të jeni të sigurtë se keni zgjedhur një ekipë profesionale. Ne sigurohemi që të gjitha shërbimet e patundshmërisë si: shitja, blerja apo qiradhënia e pronës, të trajtohet me kujdes, maturi dhe profesionalizëm nga ana jonë!

Shkarkoni Aplikacionin