në listen e të preferuarave.
Sofali Prishtinë
Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe 271.92m², me lokacion në Lagjen Gërmia Hill, Sofali.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët ofruar kështu ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe në të gjitha hapësirat, është e ndarë në bodrum, përdhes, dy kate dhe kulm të shfrytëzueshëm si terasë ndërsa kanë këtë renditje të hapësirave të brendshme;
Në bodrum ka dy hapësira të shfrytëzueshme si dhe garazh;
Në përdhes ka qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, një dhomë, një banjo dhe terasë;
Në katin e parë ka dy dhoma gjumi dhe një banjo;
Në katin e dytë ka tri dhoma gjumi me njërën prej tyre master bedroom me banjo të veçantë dhe një banjo të përgjithshme
Sistemin e ngrohjes e ka me pompë termike.
Shtëpia gjendet në truall me sipërfaqe 3 Ari, ku ofron pishinë, hapësira të gjelbëruara si dhe hapësirë të mjaftueshme vendparkimi.
Shtëpitë gjenden në lokacioni tejet të përshtatshëm, me qasjë të shpejtë në rrugë kryesore, në afërsi me parkun e Gërmisë dhe të gjitha shërbimet tjera të nevojshme.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!