në listen e të preferuarave.
Kalabri - Emshir Prishtinë
Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe banimi 158.96m² dhe terasë me sipërfaqe 23m²,me lokacion në Emshir, ndërtim nga Dervisholli, afër Hotel “Garden” dhe Stacionit të Autobusëve.
Banesa ka orientim nga lindja dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi me njërën prej tyre master, tri banjo, një ballkon dhe terasë.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe ofron tri garazha me çmim shtesë.
Banesa ndodhet në afërsi të qendrës së qytetit, me lokacion tejet të përshtatshëm, afër shkollave dhe transportit publik, me qasje të afërt nga rrugët kryesore dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!