në listen e të preferuarave.
Velani Prishtinë
Ofrohen për shitje dy shtëpi të dyja në total kanë sipërfaqe 780m² me lokacion në Velani, në Rrugën Hamdi Gashi.
Shtëpitë kanë orientim të mirë nga lindja dhe perëndimi dhe janë të strukturuara në bodrum, përdhes dhe tri etazha. Hapësirat e brendshme janë të organizuara në këtë mënyrë: në bodrum janë tri hapësira të shfrytëzueshme, në katin përdhes është qëndrimi ditor me kuzhinë dhe një banjo. Në katin e parë janë tri dhoma të gjumit, një banjo dhe dy ballkone. Në katin e dytë po ashtu janë tri dhoma të gjumit, një banjo dhe dy ballkone. Kati i tretë, nënkulm, ka dy dhoma dhe një terasë të madhe me pamje të mrekullueshme.
Shtëpitë gjenden në një truall me sipërfaqe 4 Ari. Lokacioni është zonë e qetë e rrethuar me gjelbërim , në afërsi ka shkollën fillore, parkun e Tokëbashqes, SOS fshatin e fëmijëve, e shumë shërbime të tjera. Prandaj, kjo zonë është tejet e përshtatshme për zhvillimin e një jete të qetë e të rehatshme.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!