në listen e të preferuarave.
Marigona Hill Prishtinë
Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe banimi 164m² dhe terasë me sipërfaqe 50m², me lokacion në lagjen Marigona Hill.
Lagjja Marigona Hill është e pozicionuar në pjesën e Prishtinës së Re, më saktësisht pas Pallatit të Drejtësisë, mes Liqenit të Badovcit dhe parkut të Gërmisë.
Lagjja në vete përmbanë shtëpi, apartamente, terraciere dhe lokale afariste ndërsa ofron edhe hapësira fitnesi, SPA dhe kënde lojërash për fëmijë.
Banesa ka orientim nga lindja, jugu dhe veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, katër dhoma gjumi, dy banjo, utilit dhe terasën.
Sistemin e ngrohjes e ka me pompë termike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor ndërsa banesa ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe dy depo dhe garazha.
Banesa gjendet në një lagje të qetë dhe private, në njërën prej lagjeve me ndërtim të kualitetit të lartë të standardeve evropiane.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!