në listen e të preferuarave.
Lakrishtë Prishtinë
Kompleksi Prishtina City Center është ndër projektet më të reja të ndërtimeve në qendër të qytetit, me 5 kate hapësire afariste dhe komerciale me sipërfaqe prej 60,300m², dhe dy kulla objekte banimi, Kulla Lindore me 31 kate dhe Kulla Perëndimore me 28 kate.
Ofrohen për shitje tri banesa të metrazhës së njejtë në kate të ndryshme, me sipërfaqe 167.8m², ka orientim nga perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, tri dhoma të gjumit, dy banjo, lavanderi dhe terasë.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Kompleksi ku ndodhet banesa është i pajisur me ashensor ndërsa banesa ofron edhe hapësirë për vendparkim.
Kompleksi në vete përfshin qendrën tregtare, dyqane, markete dhe hapësira relaksimi.
Banesa ndodhet në njërën prej lagjeve më afër qendrës së qytetit, zonë mjaft e ndërtuar me qasje të afërt nga rrugët kryesore dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.
*Kompleksi pritet të përfundojë ndërtimet në vitin 2025 dhe çmimi i shfaqur përcaktohet vetëm për njërën banesë.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!