në listen e të preferuarave.
Prishtina e Re Prishtinë
Ofrohen për shitje katër banesa të metrazhës së njejtë në kate të ndryshme, me sipërfaqe 123.54m², me lokacion te Prishtina e Re, në rrugën “Holger Petersen”, në kompleksin Lin Towers Lamella 3, ndërtim nga Lin Projekt.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, një banjo, një tualet dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Banesa gjendet në një zonë e cila është duke u ndërtuar me potencial të jetë një ndër zonat e zhvilluara të qytetit me infrastrukturë të përfunduar, duke e bërë këtë lokacion shumë të përshtatshëm për banim.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!