Pyetjet më të shpeshta (FAQ)

Keni nevojë për ndihmë? Këtu janë pyetjet tona më të shpeshta.

Si mund të kontaktojmë?

Ju mund të na kontaktoni në numrin 044/888-444 ( viber ose whatsapp ) apo në e-mail info@pro-rks.com.
Pejton, Rruga Tirana, objekti C4/1, përballë ‘Stacionit Hekurudhor’, 10000, Prishtinë, Kosovë.
Nëse çmimi i pronës nuk është i publikuar, ju lutem na dërgoni një numër kontaktues që të ju informojmë apo na kontaktoni në numrin 044/888-444.
Nëse ne arrijmë të ndermjetësojmë në shitjen e pronës suaj, atëherë provizioni i kompanisë është 3% e vlerës totale të shitjes.
Janë tri mundësi të lidhjes së kontratës me qiramarrësin në bazë të kohëzgjatjes, nga e cila varet provizioni jonë: 1. Nëse kontrata nënshkruhet për 1-2 vite, provizioni i kompanisë është 1 qira e plotë, 2. Nëse kontrata nënshkruhet për 3-4 vite, provizioni i kompanisë është 1 qira e gjysmë, 3. Nëse kontrata nënshkruhet për 5+ vite, provizioni i kompanisë është 2 qira të plota.
Çmimi i pronës mund të negociohet, në takim me agjentin dhe pronarin e pronës.