Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe 400m² me lokacion në Taslixhe, afër Ambasadës së Belgjikës, 200m më lart nga Kisha Ortodokse.
Shtëpia është e projektuar detajisht dhe përfshin këto hapësira të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, tri dhoma të gjumit (njëra master bedroom me banjo dhe garderobier) si dhe dy banjo të përbashkëta.
Shtëpia po ashtu posedon dy tarraca, njëra në katin e parë me qasje nga i gjithë kati, dhe një tarracë në katin e dytë në të cilën kanë qasje te gjitha dhomat e gjumit.
Ka edhe bodrum në të cilin gjenden dy dhoma të cilat mund të shfrytëzohen si depo apo për çfaredo lloj qëllimi tjetër.
Gjithashtu, shtëpia posedon garazh me hapësirë të mjaftueshme për tri vetura.
Në pjesën mbrapa, ka oborr i cili ofron privatësi për banorët që do e shfrytëzojnë.
Lokacioni është tejet i volitshëm pasi gjendet 12 min ecje në këmbë larg qendrës së qytetit, e po ashtu kjo pjesë ka qarkullim ditor të trafikut urban.
Çmim shumë i mirë
Çmim i mirë
Çmim i drejtë
Çmim i rritur
Çmim i lartë
Ky krahasim çmimesh është orientues dhe përdoret vetëm për informim.
Shuma që e paguan vetë. Pjesa tjetër llogaritet si kredi.
Numri i viteve për kthimin e kredisë.
Të hyrat neto mujore të familjes (gjithsej).
P.sh. 5 ose 5.5. Më vonë mund të mbushet automatikisht sipas bankës.
Shuma e kredisë
312,000€
Parapagim (%)
20,0%
Kësti mujor i përfafët
3,309.24€
Vlerësimi i ngarkesës së kredisë
330,9% - e të hyrave shkojnë në këst. Shumica e bankave mund të mos e aprovojnë.
Ky kalkulator shërben vetëm për qëllime informuese dhe ofron një vlerësim paraprak.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!