Arberi - Dragodan Prishtinë





Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 58.35m², me lokacion në Dragodan, në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në kompleksin Veranda, ndërtim nga Rubin Invest, afër "SMEG".
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, banjo, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me termokos dhe energji elektrike të instaluar nën dysheme.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor si dhe ofron vendparkim.
Banesa ndodhet në njërën prej lagjeve më të kërkuara për banim, me qasje të afërt në rrugët kryesore, afër marketeve, lokaleve dhe restauranteve duke plotësuar kështu të gjitha kushtet dhe shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!