Kalabri - Emshir Prishtinë
Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 164.61m² me lokacion në Emshir, në kompleksin Trea, ndërtim nga Erta Invest.
Banesa ka orientim nga lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, katër dhoma gjumi, dy banjo, një tualet dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron garazh dhe depo me çmim shtesë.
Banesa ndodhet në njërën prej zonave në ndërtim e sipër, shumë e volitshme për banim si dhe me qasje të afërt në rrugët kryesore.
*Ndërtesa ku ndodhet banesa është në ndërtim e sipër dhe përfundon në muajin Qershor të vitit 2025.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!