Mati 1 Prishtinë
Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe banimi 130m² dhe 47m² sipërfaqe terasë me lokacion te Mati 1, ndërtim nga Art Construction.
Banesa ka orientim të mirë nga të gjitha anët dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, dy banjo, tualet dhe terasa.
Sistemin e ngrohjes e ka me termokos, energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa posedon ashensor, ofron dy garazha dhe hapësirë për vendparkim.
Banesa ndodhet në njërën prej zonave në ndërtim dhe zhvillim e sipër, shumë e volitshme për banim, me qasje të afërt në rrugët kryesore dhe me të gjitha kushtet dhe shërbimet e nevojshme.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!