Bregu i Diellit Prishtinë
Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 81.2m² Neto, e pajisur me fletë poseduese, me lokacion në Bregun e Diellit, në Rrugën "Enver Maloku", te Banesat e Kuqe.
Banesa ka orientim nga të gjitha anët dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, dy dhoma gjumi, një dhomë pune, dy banjo, depo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me termokos dhe është e pajisur me kondicioner, ofron hapësirë për vendparkim dhe një depo.
Banesa ka investime kualitative, mobilje të qëndrueshme dhe shumë të përshtatshme.
Bregu i Diellit qëndron njëra prej lagjeve më të volitshme për banim ku të përfshira në të ka Qendrën e Mjekësisë Familjare, shkollën fillore, çerdhet si dhe disa prej pikave kryesore të linjave të trafikut urban dhe lidhjet e shpejta me qendrën e qytetit.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!