Arberi - Dragodan Prishtinë
Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe banimi 110m² dhe terasë me sipërfaqe 52.3m², me lokacion në Dragodan, në rrugën "Vicianum", afër Market Meridian, ndërtim nga Dumnica Group, në kompleksin Veranda C2.
Banesa ka orientim nga lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, banjo dhe terasë.
Sistemin e ngrohjes e ka me termokos dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa posedon ashensor, hapësirë për vendparkim dhe ofron garazh me çmim shtesë.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Prishtinës, e vendosur në një pozitë të favorshme me pamje panoramike të qytetit lagjja njihet edhe për ndërtimet, shtëpitë e bukura dhe gjelbërimin që ofrojnë një jetesë të qetë por gjithashtu është shumë afër qendrës së qytetit dhe të gjitha shërbimeve kryesore.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!