Ulpianë Prishtinë




Ofrohet me qira banesa për zyre me sipërfaqe 55m² Neto, me lokacion në Ulpianë, në Rrugën "Dëshmorët e Kombit".
Banesa ka orientim nga lindja dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: dy hapësira të shfrytëzueshme pune, kuzhinë dhe banjo.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike, është e pajisur me kondicioner dhe ofron hapësirë për vendparkim.
Lagjja Ulpiana është një nga zonat më të vjetra të Prishtinës dhe njëra prej zonave më të kërkuara për banim falë të gjitha shërbimeve të nevojshme që përfshin, shkollat, çerdhet, qendrën e mjekësisë, lokalet, zyrat, lagjja e konvikteve për studentë në afërsi me disa prej universiteteve, si dhe me Menzën e Studentëve.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!