Ofrohet me qira banesa për zyrë me sipërfaqe 89m² me lokacion në Dardani tek Santea, në Rrugën “Xhemajl Mustafa”, afër Shkollës së Muzikës "Amadeus".
Banesa ka orientim të mirë nga lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: kuzhinë, tri hapësira pune dhe një banjo.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Dardania është njëra ndër lagjet e qendrës së Prishtinës, lagje me të gjitha shërbimet e nevojshme duke përfshirë këtu shërbimet bankare, institucionet shtetërore, çerdhet, shkollat, restaurantet dhe lokalet si dhe stacionet e trafikut urban ndërsa lagjja është e përshtatshme si për vendasit, studentët apo banorët e rinj të zonës.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!