Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe 333m², me lokacion në Lagjen Gërmia Hill, Sofali.
Shtëpia ka orientim nga lindja duke ofruar kështu ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe në të gjitha hapësirat, është e ndarë në bodrum, përdhes dhe dy kate ndërsa ka këtë renditje të hapësirave të brendshme;
Në bodrum ka një hapësirë të shfrytëzueshme si dhe garazh;
Në përdhes ka qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, tualet dhe depo;
Në katin e parë ka një dhomë gjumi, dhomë pune dhe një banjo;
Në katin e dytë ka tri dhoma gjumi, banjo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike.
Shtëpia gjendet në truall me sipërfaqe 4.4 Ari, ku ofron pishinë, hapësira të gjelbëruara si dhe hapësirë të mjaftueshme vendparkimi.
Shtëpia gjendet në lokacion tejet të përshtatshëm, me qasjë të shpejtë në rrugë kryesore, në afërsi me parkun e Gërmisë dhe të gjitha shërbimet tjera të nevojshme.
Çmim shumë i mirë
Çmim i mirë
Çmim i drejtë
Çmim i rritur
Çmim i lartë
Ky krahasim çmimesh është orientues dhe përdoret vetëm për informim.
Shuma që e paguan vetë. Pjesa tjetër llogaritet si kredi.
Numri i viteve për kthimin e kredisë.
Të hyrat neto mujore të familjes (gjithsej).
P.sh. 5 ose 5.5. Më vonë mund të mbushet automatikisht sipas bankës.
Shuma e kredisë
400,000€
Parapagim (%)
20,0%
Kësti mujor i përfafët
4,242.62€
Vlerësimi i ngarkesës së kredisë
424,3% - e të hyrave shkojnë në këst. Shumica e bankave mund të mos e aprovojnë.
Ky kalkulator shërben vetëm për qëllime informuese dhe ofron një vlerësim paraprak.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!